Një tjetër pushuese nga Kosova ka humbur jetën në bregdetin shqiptar.
68 vjeçarja K.V nga Peja është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ku i është dhënë ndihma e parë, por e moshuara nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
Në njoftimin e policisë thuhet se 68 vjeçarja ka humbur ndjenjat menjëherë sapo është futur në ujë, dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë ajo është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Pavarësisht ndihmës së mjekëve turistja kosovare ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.07.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Lezhë, për vlerësim, pasi në urgjencën e spitalit Rajonal Lezhë, është dërguar në gjendje të rëndë shtetasja K.V. 68 vjeçe, banuese në Pejë-Kosovë, pushuese në Shëngjin, e cila ka qenë në bregdet në plazh dhe në momentin që është futur në ujë është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat. Është sjellë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë mjekim, ku më pas ka ndërruar jetë. /albeu.com
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...
Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë
Atentat në Sarandë, pronari i një karburanti goditet me plum...
Kënga “Dai Dai” nga Shakira bëhet himni zyrtar i Kupës së Bo...
Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së për zgjedhjet ...