Një 23-vjeçar në Librazhd ka humbur jetën teksa riparonte makinën e tij në një servis.
Blutë bëjnë me dije se shtetasi L. D., 23 vjeç është dërguar fillimisht në Spitalin e Librazhdit pas dëmtimeve që ka marrë teksa riparonte makinën e tij në servisin e shtetasit I.P.
Sakaq, si pasojë e plagëve të marra 23-vjeçari ka humbur jetën, nderkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes tragjike.
Njoftimi i policisë:
Në Spitali i Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave