Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në Ksamil të Sarandës prokuroria dhe policia e këtij qyteti vijon punën për zbardhjen e ngjarjes. Sipas prokurorisë së Sarandës , ende nuk është verifikuar mjeti i cili ka goditur shtetasen 16 vjecare nga Rusia.
Që kur ndodhi ngjarja dhe deri ditën e sotme policia ka bërë kontrrolle të imtësishme në të gjitha mjetet e dyshuara dhe jo vetëm, pasi në këtë zonë ku ndodhi dhe goditja qarkullojnë shumë mjete. Po ashtu janë marrë në pyetje shumë nga pushuesit, si dhe nëna e vajzës.
Kjo e fundit për prokurorinë e Sarandës është shprehur se kanë qënë dy mjete të cilat në atë zonë që po notonte vajza kanë kaluar, duke dhënë madhësinë e mjeteve lundruese si dhe ngjyrat.
Sipas prokurorisë, policia ka bërë kontrrolle të cdo mjeti si dhe ka marrë mostrat, duke bërë dhe karahasimin me analizat e marrë nga vajza 15-vjeçare. Po ashtu për TCH bëhët e ditur se janë tre mjete lundruese tek të cilat dyshohet më shumë, dhe këto nuk janë motora deti, por gomone ose skaf. Gjithsesi duhet kohë për të zbardhur këtë ngjarje, duke marrë dhe mostrat.
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...
Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “B...
PDK mobilizon strukturat për marshin “Drejtësi, jo politikë!...
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës