Ekzekutohen urdhërndalimet për dy mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni” lidhur me vdekjen e gruas së bashku me foshnjën në bark.
Burimet bëjnë me dije se janë ndaluar mjekët Elidon Klosi dhe Dritan Deçka.
Akuza që rëndon mbi ta është mjekim i gabuar ndaj 35-vjeçares Aida Cajka, e cila humbi jetën bashkë me foshnjën në maternitetin “Koço Gliozheni” mëngjesin e 16 shtatorit.
Familjarët e të ndjerës akuzuan shërbimin spitalor, mungesën e mjekëve dhe mos kryejen e ekzaminimeve përkatëse.
Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë tha se 35 vjeçarja humbi jetën nga një hemorragji masive në regjionin e shpretkës.
Ekzekutimi i urdherndalimeve u be në orët e vona të mbrëmjes së 17 shtatorit 2016./oranews/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...