Kryetari i Himarës, Vangjelo Tavo ka dalur me një deklaratë lidhur me vatrat e zjarrit në këtë zonë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se vepra të tilla përbëjnë shkelje penale, duke shtuar se në raste të evidentuara shkeljesh nuk do ketë rinovim të kontratave të shfrytëzimit për kullotat, shkruan Arbresh.info.
“Në lidhje me situatën e ditëve të fundit, të vatrave të zjarrit, të shkaktuara qëllimisht apo edhe aksidentalisht, në disa zona nën administrimin e Bashkisë Himarë, si Kryetar i Zgjedhur i Bashkisë, u kujtoj të gjithë atyre që janë autorë apo planifikojnë të jenë autorë të zjarrvënieve në kullota e territore kodrinore, se jo vetëm që vepra të tilla përbëjnë shkelje penale, por gjithashtu, në të mirë të të gjithë komunitetit, bëj paralajmërimin se në raste të evidentuara shkeljesh nuk do ketë rinovim të kontratave të shfrytëzimit për kullotat.”, u shpreh ai.
“Le të bashkëpunojmë e t’i shërbejmë komunitetit, duke mos vënë në rrezik asnjë jetë, e asnjë zonë të natyrës, e cila është shtëpia jonë e përbashkët!”, shkroi Tavo./Arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...