Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili vijon t’i kërkojë sqarime kryeministrit Edi Rama se cilat familje janë ndihmuar me pako ushqimore dhe ilaçe. Me anë të një postimi në “Facebook”, Vasili tha se nëse Rama nuk tregon detaje, do të thotë se ka gënjyer.
“Kryeministri të tregojë kush janë 163.811 familjet që morën ndihma ose të pranojë që gënjeu!! Po ja përsëris pyetjet kryeministrit meqenëse përdridhet dhe nuk përgjigjet.
Cilat janë 163.811 familjet, që kanë marrë sipas deklarimeve të tij, ushqime dhe ilaçe?? Çfarë ushqimesh kanë marrë?? Çfarë ilaçesh kanë marrë?
Nëse nuk përgjigjet do të thotë se gënjeu në mënyrë të ulët.”
Kjo nuk është hera e parë që Petrit Vasili ia shtron këto pyetje kryeministrit Edi Rama. Ai kërkon sqarime nga kreu i qeverisë pas një deklarate të këtij të fundit se në këtë kohë pandemie ka ndihmuar 163.811 familje që janë në nevojë.
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...