Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar në Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo ka vizituar sot fshatin Borsh.
Tavo është ndjerë i nderuar që banorët në Borsh kanë vendosur t’i besojnë atij, si dhe t’i ndajnë shqetësimet dhe problemet që ata hasin çdo ditë me të, përcjell Arbresh.info.
“Një takim tejet i përzemërt në Borshin e bukur, me histori të pasur, me monumente kulturore e historike dhe me banorë mikpritës e punëtorë. Ndihem i nderuar që banorët vendosin besimin e tyre te mua, e ndajnë me mua shqetësimet dhe problemet që hasin çdo ditë. Besimi i tyre më bën edhe më të përkushtuar që pas 4 gushtit të punoj për zgjidhje sa më të shpejta të çështjeve që e shqetësojnë komunitetin”, ka shkruar Tavo në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje, ai para banorëve ka shpalosur planin e punës si kryetar i Himarës pas datës 4 gusht.
“Në Qazim Pali, Borsh, duke dialoguar e duke shprehur hapur përpara banorëve planin e punës sime si Kryetar i Bashkisë Himarë pas 4 gushtit. Çdo fjalë me banorët sot vlen me një premtim të mbajtur ndaj tyre nesër. Fjala ime dhe Programi im i qartë, konkret e i detajuar Për Drejtimin e Bashkisë janë një kontratë publike në përbushjen e të gjitha premtimeve pas 4 gushtit”, ka shkruar tutje Tavo./Arbresh.info
Lexo edhe:

Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...