Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka ndarë me ndjekësit e saj kënaqësinë e nisjes së procesit të vaksinimit të mësuesve.
“Jam veçanërisht e lumtur që sot nis procesi i vaksinimit të mësuesve, heronjve tanë të palodhur, të cilët që nga dita e parë e pandemisë COVID-19 nuk e kanë ndalur sakrificën e përkushtimin e tyre ndaj nxënësve e procesit mësimor” – shprehet ajo.
Sipas Ministres Kushi, ky është “Një ogur shumë i mirë ky që shtron rrugën e rikthimit në normalitetin që duam në shkolla dhe në jetën e përditshme”.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në vendin tonë kanë mbërritur 38,400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca, të cilat shërbejnë për nisjen e procesit të vaksinimit për mësuesit dhe pedagogët.
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”