Brandon Holifield, ushtarak i trupave Komando Amerikane, e ka pritur me dhimbje e trishtim vrasjen e Ibrahim Bashës në Lazarat një ditë më parë.
Holifield ka qenë së bashku me Ibrahimin në Afganistan me operacionet paqëruajtëse ndërkombëtare, në kuadër të NATO-s.
Ushtaraku amerikan ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” disa foto me 31-vjeçarin shqiptar, duke e shoqëruar edhe me një mbishkrim ku ai shpreh dhimbjen e tij.
“Më ka kapur një trishtim i thellë, kur mësova se shoku im, vëllai im, Ibrahim Basha, nuk është më me ne. Menjëherë kur u takuam, ai më mikpriti në familjen shqiptare me krahë të hapur e me zemër të dashur. Mu copëtua zemra kur mësova se pas largimit nga forcat speciale të ushtrisë, ai iu bashkua forcave speciale të policisë, dhe u vra jo duke luftuar në Afganistan në frontin e luftës, por kur u kthye në shtëpi, mes njerëzve të tij. Ibrahim, fluturo lart vëlla. Ashtu sikurse dikur bënim shaka, “shihemi në Valhalla miku im”, transmeton shekulli të ketë shkruar Brendon në faqen e tij në “Facebook”.
Sipas mitologjisë skandinave, Valhalla është një nga pallatet për të vdekurit në botën e përtejme, ku strehohen ushtarët e vrarë në luftë si heronj.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...