Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ushtarë të Forcave të Armatosura kanë qenë në Letoni në mbështetje të NATO-s.
Në një postim në Facebook, Rama ka theksuar se efektivët e kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura morën pjesë në stërvitjen “Exercise OAK Resolve” në Letoni, në mbështetje të Brigadës Shumkombëshe të NATO-s.
Sipas Ramës, ushtarët patën detyra reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe hapjen e shtigjeve për lëvizjen e trupave.
“Angazhim që rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona në mjediset ndërkombëtare”, ka thënë Rama.



Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik, konfisk...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona –...
Shoferi i dehur përplas turmën në festivalin e Luizianës, të...
Dy përballje të forta sot në Superligën e Kosovës
27 vjet nga masakra në Rezallë ku u ekzekutuan 98 shqiptarë