Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zjarrin që përfshiu një ditë më parë pallatin pranë QSUT-së, ku 30 banesa u shkrumbuan plotësisht dhe 11 persona u lënduan, mes tyre dhe zjarrfikës.
Kreu i qeverisë ka garantuar qytetarët se pallati do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se, siç shton Rama, shkaku I zjarrit nuk kishte lidhje me vetë ndërtimin.
Ai theksoi se taksapaguesit shqiptarë nuk duhet të paguajnë për dëme, shpenzime të cilat do duhej të mbuloheshin nga sigurimet.. Në këtë kontekst, ai shtoi se, sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm.
“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm”, shkruan Rama në rrjetin social X.
Në përfundim, kryeministri ka shprehur falenderimet për zjarrfikësit dhe forcat e rendit për punën e tyre heroike në shpëtimin e banorëve.
“Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”, tha Rama.
Pallati u përfshi nga flakët pasditen e djeshme (14 prill), ndërsa aksioni gjithëpërfshirës i zjarrfikësve, emergjencave civile, policisë, forcave Renea bëri të mundur që të mos kishte asnjë jetë të humbur. Ditën e djeshme u raportua për 11 persona të lënduar, kryesisht me djegie të lehta dhe asfiksi nga tymi, mes të cilëve 3 zjarrfikës.
LDK akuzon MINT për tentim mbulimi të skandalit me njehsorët...
Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...