Ka nisur shembja e banesave në zonën e Astirit, ku do të ndërtohet Unaza e Re e Tiranës.
Aksioni filloi në mbrëmje, pavarësisht protestave të banorëve.
Më herët, grupet e vlerësimit të ARRSH ishin në ato objekte banorët e të cilëve kanë depozituar pranë këtij institucioni dokumentacionin e pronësisë dhe kanë kërkuar të vazhdohet me verifikimet dhe procedurën e shpronësimit, ndërsa janë penguar nga banorë të tjerë të zonës, që nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikohen.
“Gjatë punës në terren banorë të tjerë të zonës, që nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikohen, kanë penguar me dhunë inxhinierët në ushtrimin e detyrës. Ata kanë dhunuar edhe mjediset private të banorëve me dokumentacion pronësie, të cilët kanë qenë të pranishëm dhe të gatshëm për verifikimin e banesës në funksion të shpronësimit. Në këtë formë, këta individë po mohojnë të drejtën e pronarëve të ligjshëm për një proces verifikimi të banesave të tyre”, citohet në njoftimin e ARRSH./TCH


Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës