Unaza e Madhe e Tiranës ka marrë formën përfundimtare dhe është gati për t’u hapur nesër.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar sot pamjet e punimeve të fundit nga kjo vepër e rëndësishme infrastrukturore.
“Ndërkohë që kryeqyteti flinte, puna në kantierin e Unazës së Madhe nuk ndalet as gjatë natës së ftohtë. Vetëm 1 ditë larg hapjes së madhe”, shkruan Balluku në një postim në rrjetet sociale.
“Kjo rrugë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Është një autostradë e cila është trajtuar me mobilim urban, pikërisht sepse kalon në zona të banuara dhe është një vepër infrastrukturore që për ne do të kthehet në një praktikë të mirë për t’u ndjekur sesi bashkërendimi i të gjithë aktorëve, por sigurisht edhe kontributi i ndërtuesve, mund të sjellë një rezultat të jashtëzakonshëm në një kohë shumë të shkurtër”, është shprehur ministrja Balluku pak ditë më parë.
Aktualisht, në terren po punohet për detajet e fundit të projektit, duke përfshirë sinjalistikën dhe të tjerë elementë të sigurisë rrugore.
Unaza e Madhe e Tiranës, krahas korsive të shpejtësisë së automjeteve, ka pjesë të projektit edhe elementët urbanë, si ndriçim dhe gjelbërim, duke qenë se kalon përmes zonave të banuara. Për këmbësorët do të ketë gjithashtu hapësira të dedikuara.
Projekti do të përmbajë edhe rrugë për këmbësorë dhe hapësira të gjelbra./rtsh.al
Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...