Panik dhe frikë në bordin e një avioni nisur nga Tirana me destinacion Milanon.
Mediat italiane bëjnë me dije se avioni i linjës Blue Panorama ka bërë ulje emergjente në aeroportin Raffaello Sanzio në Falconara.
Ka qene ora rreth 18:30, kur një Boeing 737 i kompanisë Blue Panorama bëri një ulje emergjente për shkak të një demtimi qe u konstatua. Avioni i nisur nga Tirana drejt Milano Malpensa ishte me 143 persona në bord.
Sipas hetimeve te para, nje defekt i konstatuar ne avion, detyroi komandantin të devijonte rrugën duke u ulur në Sanzio, shkruan shqiptarja.
E gjithe kjo u shoqerua vetem me frike pasi per fat nuk ka pasur asnje person te lenduar. Aeroplani është nisur, por pa udhëtarët që kanë mbetur të gjithë në Ancona.
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...