Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze të mitur është shënuar këtë të shtunë në fshatin Maknor të Pezës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:25, ndërsa sipas familjarëve 17-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta.
Si pasojë viktima ka marrë dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital.
“Me datë 27.11.2021, rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe. Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në SQU”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./TCh
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...