Gjatë kontrollit në terren për të arrestuar organizatorët, në 2 marsin e shkuar, u bllokua një furgon që po lëvizte në autostradën A 14, drejtimi Pescara në bordin e së cilës u kapën 170 kg marijuanë.
Ku u arrestua fillimisht shoferi shqiptar, Marjon Kapllanaj, 31 vjeç, me shumë siguri pjesë e organizatës.
Po dje në lokalitetin e Tomarozës, në Vieste, u gjet edhe pjesa tjetër e marijuanës e zbarkuar në Gargano.
Droga u gjet në brendësi të një zyre ku fshihej e gjithë ngarkes 600 kg e marijuanës dhe u arrestuan edhe dy “ëngjëj” të tjerë të narkotikëve, Ardit Abilaliaj 25 vjeç dhe Ali Pulomenaj, 24 vjeç edhe këta me shtetësi shqiptare.
Poshtë qeseve të mbuluara me lëkurë u gjetën edhe dy pistoleta të mbushura.
Gjatë arrestimit të dy personave në bordin e një mjeti erdhi edhe një 45 vjeçar, i cili kërkoi tja mbathte por që u kap nga policia.
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...
Pas protestës së fermerëve, Qeveria shton kontrollet në sekt...
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...