Një tjetër incident ka ndodhur në plazhin e Ksamilit në Sarandë, gjë që kohët e fundit nuk ka munguar. Babë e bir, pronarë të një lokali kanë rrahur dy klientë të tyre shqiptarë, emigrantë në Milano të Italisë.
Kështu policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasit me inicialet S.Sh., 55 vjeç dhe A.Sh., 19 vjeç, të dy banues në Ksamil.
Kjo pasi ditën e hënë, në njërën nga dhomat e dhënë me qira, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj shtetasve A.T., dhe F.Xh., të cilët jetojnë në Milano, por ishin pushues në banesën e dhënë me qira.
Shkak për konfliktin mësohet se janë bërë mosmarrëveshjet për çmimin dhe kushtet e shtëpisë me qira.
27 vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Spiropali: Në shë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...