Një re e madhe tymi ka mbuluar gjithë Orikumin e Vlorës.
Zjarri i madh ka përfshirë kullotat dhe nga informacionet e para, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Korrespondentët e Top Channel-it bëjnë me dijeni se aktualisht po digjen disa hektarë me shkurre. Bëhet fjalë për një zonë në të cilën nuk futet dot as zjarrfikësja e Vlorës, për shkak se është moçalore.
Në vendngjarje ndodhet vetëm policia e Orikumit, e cila po mbikëqyr situatën./TCH
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi
Poloni, hapet labirinti më i madh i borës në Evropë
Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, por me borë dhe a...
Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgim për 10 prej kryesu...
Alba flet me Londrimin: Limi është i vetmi që ka treguar res...
Egjipti zyrtarisht bllokon Roblox-in, duke përmendur rreziqe...