Poloni, hapet labirinti më i madh i borës në Evropë

08:18 | 2 Shkurt 2026
E.G

Labirinti i borës Snowlandia, i njohur si më i madhi i këtij lloji në Evropë, është hapur zyrtarisht për publikun në qytetin jugor Zakopane të Polonisë,

Atraksioni, i cili shtrihet në rreth 3 mijë metra katrorë, priti vizitorët e parë të sezonit dimëror në Zakopane pas një vonese 2-javore.

Operatorët përmendën kushtet e pafavorshme të motit, konkretisht temperaturave më të larta se mesatarja, që detyruan shtyrjen e hapjes fillimisht të planifikuar për mesin e janarit.

Snowlandia është një park argëtimi tematik në qytetin turstik malor Zakopane, i vendosur buzë Parkut Kombëtar Tatra. Ai ndërtohet çdo dimër duke përdorur borë artificiale dhe është i mundur vetëm kur temperaturat janë nën zero gradë.

Korridoret brenda labirintit mund të shtrihen për më shumë se një kilometër dhe gjetja e rrugës për të dalë mund të zgjasë mjaft kohë, ndonjëherë më shumë se një orë.

Shpërndaje në rrjete sociale