Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur brenda një berberhane, në zonën e njohur si kryqëzimi i Rrilës, ku një person ka qëlluar me breshëri plumbash.
I plagosur mbeti një 30-vjeçar me inicialet S.D, me profesion berber. I riu është dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.”, bëjnë me dije uniformat blu.
Ndërkohë autori ende nuk është identifikuar dhe raportohet se është larguar nga vendngjarja.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...
Ter Stegen mund të rikhehet tek Barça disa ditë pasi u huazu...
Rriten rastet me sëmundje të zemrës në Shqipëri
Dënimi i Alidemajt për krime lufte, familjarët e viktimave ...
“Ndonjëherë duket sikur njerëzit nuk duan që ne të fit...
Ligji i ri për mediat sociale në Australi, Snapchat bllokon ...