Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 prej 34 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN) që janë ndaluar nën dyshimin për falsifikim të rezultateve gjatë procesit zgjedhor të 28 dhjetorit 2025.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili tha se 34 persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “falsifikim i rezultateve të votimit”.
Prokuroria kishte urdhëruar intervistimin e 43 kryesuesve të QKN-ve në komunat Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të rezultatit zgjedhor.
Gjykata pritet të vendosë për masën e sigurisë ndaj të ndaluarve në seancat e ardhshme.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, manipulimi i qëllimshëm i votës apo i rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në pesë vjet.
Kurti në hapjen e Javës së Frankofonisë: Dialogu është më i ...
Enzo Fernandez i “mbyll derën” Real Madridit
Kurti mori pjesë në 75-vjetorin e Themelimit të Arkivit të K...
Medon Berisha humb sezonin njofton Lecce
Kjo është gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u plagos so...
S’ndërlidhet me detyrën zyrtare, IPK: Policia në kërkim të t...