Turizmi në Shqipëri vijon të jetë një ndër sektorët kryesorë të mbështetjes së ekonominë shqiptare në vitet që vijnë.
Ministri i financave Petrit Malaj gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin e nivelit të lartë “Turizmi i Qëndrueshëm për Punësim, Jetesë dhe Rritje të Qëndrueshme” tha se deri në vitin 2030 parashikohet që të gjenerohen 6.6 miliardë euro të ardhura vjetore nga turizmi.
Kjo do të vijë si pasojë e dyfishimit të qëndrimeve dhe njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë, si një destinacion elitar turistik,
Gjatë aktivitetit të zhvilluar me pjesëmarrjen e ministrave të financave nga vende të ndryshme, politikëbërës dhe drejtues ndërkombëtarë, pjesëmarrësit diskutuan mbi mënyrat se si vendet mund të shfrytëzojnë potencialin e turizmit, për të nxitur një rritje të qëndrueshme ekonomike./abcnews.al
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...
Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në T...
Barcelona e nis furishëm në “Metropolitano”, Yamal realizon
Vushtrria dënohet me një ndeshje pa tifozë
Kryeministri Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebas...
Kusari-Lila: Kosova po forcon klimën e investimeve