5 anije me turistë u nisën mëngjesin e së enjtes nga Vlora për të lundruar drejt Gadishullit të Karaburunit. Turistë belgë, bjellorusë e deri brazilianë, ka në këto anije.
Përshtypjet e para i kanë bërë që menjëherë të deklarojnë se do të bëhen turistë të rregullt në Shqipëri, duke u rikthyer me familjen vitin tjetër. Udhëtimi deri në gjirin e Shën Janit për të cilin kanë paguar 2 mijë lekë, zgjati një orë.
“Nuk është hera e parë që vij në Shqipëri. Kam ardhur disa herë vitet e fundit sepse mendoj që është një vend origjinal, një vend që njerëz nga e gjithë bota do ta pëlqenin që ta shikonin. Unë vij nga Brazili de në vendin tim nuk ka si këtu. Njerëzit këtu janë më të këndshëm dhe gjithçka është perfekt”, tregon një turist.
“Është një vend i mrekullueshëm, me një natyrë interesante. Një vend me njerëz të dashur e të ëmbël, një vend me ndërtesa të bukura. Është një vend që ia vlen. Do të vij sërish këtu me familjen time”, rrëfen një turiste.
“Në fillimisht vizituam Tiranën dhe më pas erdhëm këtu. Jam shumë e impresionuar. Me shumë siguri që do të rikthehem”, thotë një tjetër e huaj.
“Unë vij nga Bjellorusia dhe është hera e parë. Është një vend tërheqës. Është diçka e re për mua sepse më parë mendoja se Shqipëria nuk ishte një vend kaq interesant. Plazhi, mali gjithçka është e mrekullueshme”, thotë një e re nga Bjellorusia. Nuk kanë munguar as guximtarët, që u hodhën në ujërat e kristalta të brigjeve të Karaburunit./TCH
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...