Afro 70 mijë automjete kanë kaluar nga Tuneli i Llogarës që nga dita e hapjes.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Rama tha se kjo dëshmon dukshëm frekuentimin në masë të kësaj rruge te re, që sipas tij po shkurton distancat dhe lehtëson fluksin e sezonit turistik.
“Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në total që nga dita e hapjes së tunelit e deri më sot janë regjistruar afro 70 mijë automjete që kanë kaluar nga Tuneli i Llogarasë, duke dëshmuar dukshëm për frekuentimin në masë të kësaj rruge te re që po shkurton distancat dhe lehtëson fluksin e sezonit turistik”, shkroi Rama.
Kryeministri shqiptar theksoi gjithashtu që Policia e Shtetit dhe Shërbimi Zjarrfikës janë angazhuar për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin normal të automjeteve që zgjedhin të kalojnë nga Tuneli i Llogarasë./Arbresh.info/
Sulmi ndaj gazetarit Pacolli, Prokuroria: Po zhvillohen heti...
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët ...
McKennie rinovon kontratën me Juventusin
Raportohet se dy të rinj mitrovicas kanë vdekur pas një aksi...