Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarët kanë tërhequr trupin e pajetë të 23-vjeçarit Florenc Beqiri, nga morgu i spitalit të Marsejës në Francë.
Kanë qenë të afërm të të riut, ndër ta edhe babai i tij, Gëzim Beqiri, të cilët kanë bërë të mundur marrjen e trupit.
Arkivoli, i mbështjellë me flamurin kuqezi, i shoqëruar nga familjarët, do niset tranzit në drejtim të Gjermanisë fillimisht, ndërsa trupi pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit gjatë ditës së nesërme, shkruan shqiptarja.com.
Lamtumira, Florencit do t’i jepet në qytetin e lindjes, Shkodër, gjatë ditës së premte ku pritet të mbahet edhe ceremonia mortore. 23-vjeçari Florenc Beqiri shkoi në gjendje kome në spitalin “Nord” të Marsejës, pasi dyshohet se është dhunuar në qendrën e ndalimit të emigrantëve të paligjshëm. Ndërsa autoritetet franceze pretendojnë se i riu tentoi të vrasë veten dhe është gjetur në gjendje të pandërgjegjshme në datën 14 dhjetor.
Pas një jave në koma, mjekët francezë i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë jetë dhe pas këtij momenti zemra e të riut pushoi përgjithmonë. Prokuroria franceze ka nisur ndërkohë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje./shqiptarja
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës