Dorëheqja u konfirmua nga agjencia sllovake e lajmeve TASR dhe është raportuar gjerësisht nga mediat vendase.
Sipas TASR, Lajçak deklaroi se vendimi për të dhënë dorëheqjen nuk lidhet me ndonjë veprim kriminal apo joetik nga ana e tij, por për të shmangur që kryeministri Fico të paguajë një çmim politik për diçka që nuk ka lidhje me vendimet e tij. Kryeministri Robert Fico ka pranuar dorëheqjen, duke e cilësuar Lajçakun si një diplomat të shkëlqyer dhe një burim të jashtëzakonshëm përvoje në politikën e jashtme .
Në reagimin e tij, Lajçak tha se dënon krimet e kryera nga Epstein dhe se nëse do ta kishte ditur më herët seriozitetin dhe shkallën e plotë të veprimeve të tij, nuk do të kishte pasur komunikim.
Ai shtoi se bisedat e publikuara ishin “informale dhe të lehta, pa ndonjë përmbajtje të vërtetë”.
“Fjalët dhe veprimet janë dy gjëra të ndryshme. Megjithatë, nga perspektiva e sotme, ne i vlerësojmë veprimet individuale ndryshe, dhe madje edhe një bisedë normalisht e parëndësishme vihet në një kontekst tjetër”, tha Lajçak për mediat sllovake.
Ai mohoi kategorikisht se i janë ofruar ndonjëherë favore seksuale, se ka marrë pjesë apo ka qenë dëshmitar i tyre, duke theksuar se si diplomat profesionist nuk do të kryente veprime që mund të çonin në diskreditimin e tij.
Sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, emri “Miro” – që përdorej nga Epstein për Lajçakun – shfaqet mbi 700 herë në dosje.
Në mesin e bisedave, ish-emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi po ashtu ka përmendur edhe ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, duke i thënë Epstein-it: “E dua Lavrov-in”.
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...