Në një moment të mbushur me emocione dhe simbolikë të veçantë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare Xhaferi, në kuadër të nismës humanitare të fondacionit “Make-A-Wish”, e cila i dedikohet realizimit të dëshirave për fëmijët me sëmundje të rënda dhe aftësi të kufizuara.
Takimi u shënua nga një atmosferë e ngrohtë dhe mbresëlënëse, sidomos në momentin kur presidenti amerikan shprehu vlerësim të veçantë për djalin e madh të familjes, i cili lëviz me karrige me rrota. Trump e cilësoi atë si një frymëzim për të gjithë, duke e përgëzuar për forcën dhe shpirtin e tij.
Në një gjest simbolik, ai i dhuroi një monedhë presidenciale – një kujtim i çmuar nga ky takim i veçantë në zemër të Uashingtonit. “Mos e humb këtë, shok,” iu drejtua presidenti djalit, i cili e pranoi dhuratën me emocione dhe buzëqeshje të sinqertë.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...