Tregtia në rrugë mbetet një problematikë shumë e madhe sidomos në këtë situatë të krijuar nga COVID-19.
Kushtet janë të papranueshme për shëndetin e qytetarëve por edhe vetë tregtarëve.
Bashkia Shkodër ka biseduar disa herë me tregtarët e Zdrales për të gjetur një rrugë alternative për të siguruar aktivitetin e tyre pa rrezikuar shëndetin e qytetarëve.
Kërkohen kushte rigoroze higjienike, jo vetëm në hapësira publike, por edhe në dyqane. Kësisoj tregtimi në rrugë nuk lejohet.
Ndërkohë është shumë e domosdoshme që në Shkodër, aq më shumë në kushtet e vështirësive ekonomike, të gjendet një mundësi e lehtësi për t’i ofruar fermerëve e tregëtarëve për të punuar e jetuar.
Të ndodhur në këto kushte, për 88 tregtarët e Zdrales, prej të cilëve rreth 10 janë të regjistruar dhe kane paguar detyrimet, sipas legjislacionit në fuqi, ka vijuar puna për gjetjen e një zgjidhjeje më të qëndrueshme.
Po komunikohet me palë të treta, për vënien në dispozicion të hapësirave të përshtatshme për tregtim dhe krijimin e kushteve të nevojshme, me sinjalistikën e nevojshme horizontale dhe vertikale, kushtet higjienike, për shitjen ditore të produkteve bujqësore të fermerëve.
Në këtë linjë, po punohet për të siguruar hapësirën për të gjithë duke mundësuar fillimin e vendosjes sa me shpejt të tezgave në vendet e tregtimit për fermerët, në hapësiren e lejueshme për ushtrim aktiviteti tregetar.
Gjatë ditës së sotme shitësit ambulantë zhvilluan një protestë përpara Bashkisë së Shkodrës, pasi prej 3 javësh tregu ambulant është i mbyllur./OraNews
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...