Marrëveshja e tregtisë së lirë, CEFTA, ka rritur shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me rajonin.
Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statstikave tregojnë se që nga nënshkrimi i marrëveshjes në vitin 2006, eksportet e Shqipërisë drejt rajonit janë gjashtëfishuar.
Sipas INSTAT, në 10 vitet e fundit tregtia me rajonin është rritur me ritme gati dy herë më të larta se sa ajo me vendet e tjera.
Nëse në vitin 2006, eksportet shqiptare drejt vendeve të Ballkanit perëndimor zinin vetëm 5.7 për qind të totalit, në fund të vitit të kaluar pesha e tyre arriti në 13.2 për qind.
Përveç kësaj, hapja tregtare me rajonin duket se e ka bërë ekonominë e Shqipërisë më konkurruese, çka manifestohet në raportin import-eksport.
Sipas INSTAT, aktualisht Shqipëria ka një bilanc tregtar ku për çdo 100 lekë importe nga jashtë shet 47 lekë eksporte. Por me rajonin ky tregues është gati dy herë më pozitiv, pasi për çdo 100 lekë importe Shqipëria i shet rajonit 84 lekë eksporte.
Tregtia e lirë më rajonin ka sjellë përfitime për ekonomitë, duke krijuar vende pune. Bashkimi Europian kërkon që integrimi të thellohet duke propozuar një zonë të përbashkët ekonomike.
Edhe pse detajet nuk janë bërë ende plotësisht publike, BE thotë se zona e përbashkët ekonomike do të përshpejtojë rritjen ekonomike dhe do të sjellë 80 mijë vende të reja pune.
/ Top Channel
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...