Një aksident është regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme në afërsi të “Ujit të ftohtë” në Tepelenë.
Një makinë tip Benz i cili udhëtonte me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga dhe si rezultat i përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerë.
Sipas policisë, ky mjet fillimisht është konstatuar në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër ku policia i bëri shenjë të ndalonte.
Dyshohet se brenda mjetit udhëtonin emigrantë të paligjshëm. Drejtuesi i mjetit, 20-vjeçari me iniciale A.K. nuk i është bindur policisë për të ndaluar e për pasojë është larguar me shpejtësi.
Më pas, për shkak të shpejtësisë ai është aksidentuar në afërsi të “Ujit të ftohtë”. Brenda makinës ishin 3 emigrantë të paligjshëm që dyshohet se 20-vjeçari po i transportonte, me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të lagjes “Kordhoc”, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësin e mjetit.
Për pasojë në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...