Dy persona, vëlla e motër u ekzekutuan mbrëmjen e së martës në Kodër Rrëshen të Mirditës. Esmeralda Filopati, 36 vjeçe dhe Vledison Filopati, 34 vjeç u qëlluan me breshëri automatiku në oborrin e shtëpisë së tyre. sipas policisë i dyshuari kryesor është Fatmir Koleci nga fshati Zejmen i Lezhës. Ai është ish-bashkëshorti i Esmeraldës, nënë e 3 fëmijëve.
Pas krimit autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por në ndjekje të tij janë vënë Forcat e Ndërhyrjes së SHpëjtë dhe RENEA. Koleci ishte ndarë nga bashkëshortja dhe i liruar nga burgu rreth 1 vit më parë.
Ai ishte denoncuar disa herë për dhune nga viktima. Në një njoftim të policisë në 13 korrik 2017 thuhet se “ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, në mënyrë të përsëritur e në prezencë të fëmijëve, si dhe duke e kërcënuar me një armë zjarri, bashkëshorten e tij”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në atë kohë iu gjet një armë zjarri pushkë model 56 me 11 fishekë brenda në pushkë. Duket se autori nuk e ka falur bashkëshorten për divorcin dhe denoncimin në polici duke i dhënë edhe një herë kuptimin e parë formulës së ceremonisë së martesës “derisa vdekja të na ndajë”./lapsi/

Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...
Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, reago...
Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Ko...
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...