E mitura 6-vjeçare, që mbeti e lënduar nga zjarri tragjik që përfshiu banesën në qytetin e Maliqit, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, për trajtim mjekësor të specializuar.
Burime nga spitali i Korçes për A2 CNN bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e vajzës është e rëndë, për shkak të djegieve të shumta në trup.
Sipas deklaratave të fqinjëve, e mitura ka mundur të shpëtojë pasi është hedhur nga dritarja, duke arritur të dalë jashtë në momentet e fundit.
Nga zjarri i rënë në këtë banesë, mbetën të vdekur nëna dhe vëllai i 6-vjeçares, shtetasit Merjeme Azizllari dhe 14-vjeçari Valter Azizllari.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...