Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Një grua 35 vjeçare u hodh së bashku me fëmijën nga kati i pestë i pallatit ku jetonte.
Fatkeqësisht pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të banorëve për t’u ardhur në ndihmë, nëna dhe fëmija ndërruan jetë.
Një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka treguar momentin kur nëna me fëmijën në Vlorë u hodhën nga kati i pestë i pallatit duke ndërruar jetë.
“Ajo është hedhur nga kati i pestë. Ajo ka ardhur aty thjeshtë për të bërë këtë. Ishte bashkë me fëmijën. Kur janë hedhur dëgjova zhurmën dhe dola. I gjeta përmbys. Ajo kishte shenja jete. Fëmija nuk kishte shenja jete, kishte çarje në fytyrë. U hodhën nga kati i pestë. Ajo ishte 30-32-vjeç, fëmija 2-3 vjeç. E dëgjova dhe dola nuk mund të bëja sehir. Ambulanca u vonua 10 minuta, policia erdhi”, tha ai, raporton abcnews.al.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira