Një 44-vjeçar nga Shqipëria i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga efektivët e Forcës Operacionale në Tiranë.
Në pranga ka rënë Ilir Zotaj, i cili rezulton i dënuar me më shumë se 5 vite burg nga drejtësia italiane.
“Në kuadër të operacionit “Operacionalja 28”, u lokalizua në Tiranë dhe u arrestua provizorisht shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Ilir Zotaj alias Zio Bushi, 44 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 6 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, njofton policia.
44-vjeçari dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që përbëhej nga shtetas shqiptarë, e cila ka organizuar dhe financuar trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Belgjika në Itali.
Gjatë periudhës dhjetor 2008 – mars 2010, janë sekuestruar rreth 10.4 kg lëndë narkotike kokainë e trafikuar nga kjo organizatë, në disa qytete të Italisë, në Belgjikë dhe në Shqipëri.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit e tij në Itali./A2cnn
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...