Policia e Shtetit ka njoftuar se ka ekstraduar nga Greqia dhe nga Franca dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.
Sipas njoftimit të Policisë, dy shtetasit e ekstraduar janë V.D., dhe P.D., njëri i kërkuar për vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë dhe për mbajtje e prodhim të armëve, ndërsa tjetri për trafikim të drogës dhe pastrim parash.
“V. D., 46 vjeç, i cili u kap në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-P. D., 50 vjeç, i cili u kap në Francë, pasi GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.”
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...