Nëse verifikohen firmat, s’kam dyshim për këtë, mazhoranca që merr vendime për këtë forcë. Nëse humb zgjedhjet, Lulzim Basha largohet. Kjo mazhorancë është kundër fenomenit të Lulzim Bashës kështu që de facto e ka shkarkuar, de juro do të ndodhë në 11 dhjetor”, tha Topalli në emisionin “Debat” A2 CNN.
Ajo shtoi se për sa kohë Basha do të jetë në krye të PD-së, ajo nuk mendon të rikthehet në politikë dhe e kundërta do të ndodhte nëse Berisha merr partinë.
“SHBA kanë patur një aleancë të veçantë me Berishën. Kam shpresë se korrigjohet sepse kam informacion se edhe UÇK ka qenë në listën e zezë. Besoj se çdo gjë do sqarohet, unë e uroj!
Foltorja është ajo që unë kam dashur. Kam refuzuar të pranoj se instikti i forcës sime politike të vyshkej, të zbehte parimët kryesore demokratike. Kam thënë që për sa kohë të jetë në krye Basha, nuk do jem aty se s’dua të bëhem bashkëfajtore me proceset e regresit që bëhen aty. Fenomeni i mbivendosjes…
Unë do jem tek familja ime, shtëpia ime, ku më kanë besuar për vite me radhë me një kusht. Nëse do shoh se pas 11 dhjetorit do ketë një proces serioz të rikthimit të vlerave në PD. Komunikoj por s’më ka kërkuar asgjë sepse nuk është në natyrën e Berishës të kërkojë. Nuk e ka bërë as në ’97-ën.
Gjej veten time në PD, të vërtetën, çdo tezë që kam hedhur. Nuk pres të kem oferta, të gjithë bashkë duhet të punojmë atë që njerëzit kërkojnë. Kemi një shoqëri të ndarë mes njerëzve shumë të pasur e atyre tmerrësisht të varfër”, tha Topalli.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...