Kjo është një zonë kodrinore e mbjellë kryesisht me ullinj. Në vend ngjarje kanë mbërritur efektivet zjarrfikës të Bashkisë Mallakastër për të fikur zjarrin.
Zjarri favorizohet edhe nga era e fortë ndërsa terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur fikjen e flakëve me mjete zjarrfikëse, ndërsa po punohet me pompa dore dhe mjete rrethanore.
Gjithashtu masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier edhe mëngjesin e kësaj të mërkure vijojnë të jenë në pushtetin e flakëve, ndërsa tri banesat në fshatin Kraps në Fier u dogjën të martën si pasojë e zjarreve masive që përfshinë zonën.
Zjarre pati edhe në fshatin Çeprat në Vlorë, ku u dogj bimësia, ndërsa u rrezikuan dhe banesat. Një vatër zjarri u shfaq dhe në fshatin Risili, ku flakët arritën deri në anë të rrugës. Dy vatra zjarri u shfaqën dhe në bashkinë e Tepelenës dhe atë të Memaliaj. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve./tch
Shpërthen gypi i ujit në Oftalmologji, QKUK: Problemi u sanu...
Apel për ndihmë: 14-vjeçarja nga Skenderaj kërkon 37 mijë eu...
SBASHK kundërshton ligjëratën e Gjykatës Speciale në shkollë...
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...