Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Flutura Açka a ka nisur fjalën e saj në Kuvend me tinguj kafshësh duke ironizuar kohën e dhënë për të folur në foltoren e parlamentit.
Ajo e ka quajtur Kuvendin “ferma pllenare” dhe ka shtuar se “edhe gomari jashtë ka më shumë kohë për të pëllitur se katër minutat që më japin mua”.
Ajo foli edhe për protestën e pedagogëve ndërsa i bëri thirrje qeverisë të mos gjurmonte protestuesit ashtu si me drejtuesin e sindikatës së universiteteve që u përmend nga kryeministri si ish-punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK).
“Mbani shënim se çfarë bëhet në fermën pllenare këtu. Edhe gomari jashtë ka më shumë kohë për të pëllitur se katër minutat që më japin mua. Jeni shitës të mirë të katastrofave, e bëtë më tërmetin dhe pandeminë dhe po e bëni me luftën. E dyta që keni është vjedhja dhe vjellja”, tha deputetja.
“Që në mëngjes keni vjellë këtu kundër opozitës, kundër protestueseve se shkoni i gjeni nënën e motrën ku i kanë. Çfarë bëni me pedagogët, ka qenë në SHIK tha, punë e mirë është. Ai ka të drejtë të protestojë. Jo të shkosh e ta gjurmosh njeriun. Gjurmoni çdo shqiptar në Facebook duke nisur nga mua, donit të pushonit edukatoren se më bëri ‘like’ në Facebook”, u shpreh Açka.
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...