Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka komentuar procesin e zgjedhjeve në Shqipëri, fitoren e Partisë Socialiste (PS) dhe humbjen e Partisë Demokratike (PD).
Lauka në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ka theksuar se organizimi i mirë i PS-së në bazë dhe në qendër, si dhe fushata e Edi Ramës ka ndikuar në fitoren e thellë të së majtës në zgjedhjet e 25 qershorit.
Ai ka thënë se “spastrimi” i bazës së vjetër i kushtoi PD-së me humbje të thellë. Për këtë humbje të së djathtës shqiptare,
Lauka ka bërë përgjegjës drejtpërdrejt kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ai ka kërkuar nga Basha ta japë dorëheqjen nga funksioni i kryetarit të PD-së dhe t’ua hapë rrugën të tjerëve për të konkurruar për këtë post. Ish-ambasadori Lauka ka thënë se zgjedhjet e së dielës ishin të qeta, të lira dhe demokratike.
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...
15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje ...