Për herë të parë kompania Tik Tok jep varantin e saj se çfarë biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Davos pas vendimit të qeverisë shqiptare për ta mbyllur këtë platformë.
AFP thotë se burime nga kompania TikTok i thanë se ishte një takim konstruktiv me marrëveshje për të punuar me qeverinë për të adresuar çdo shqetësim.
Megjithatë agjencia franceze nuk jep detaje të tjera për terma konkret të kësaj marrëveshje të cituar në shkrim.
Më tej në artikull citohet komenti i kryeministrit Rama pas takimit që ai zhvilloi dy ditë më parë gjatë samitit të Davosit me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë & Politikën Publike të TikTokut për Europën.
Rama tha se në takim shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë.
AFP thonë në shkrim se pas diskutimeve me Christine Grahn, një nga zyrtarët më të lartë të TikTok në Evropë, sugjeroi që një ndryshim i politikës ishte i mundur.
Qëndrimet me kryeministrit Rama në Davos AFP i komenton si një kthesë e dukshme e Ramës dy ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një dekret për pezullimin për 75 ditë të ndalimit të TikTok, pronarët e të cilit janë urdhëruar nga Kongresi amerikan të shesin platformën ose ta shohin atë përfundimisht të ndaluar në Amerike./tch
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...