Turqia dhe Greqia u tronditën sot nga një tërmet i fuqishëm që ka lënë viktima dhe shumë të lënduar. Izmiri, qytet ku jetojnë edhe shumë shqiptarë është nga më të prekurit në Turqi.
Në një intervistë për Abcnews.al, Kozma Çupi student në Izmir u shpreh se deri tani numri i viktimave ka shkuar në gjashtë. Ai rrëfen edhe panikun që përjetoi në momentin që u regjistruan lëkundjet.
“Tërmeti zgjati rreth 30 sekonda. Ishte i fuqishëm, dolëm direkt nga shtëpia. Jemi mirë dhe nuk kemi pësuar asnjë lëndim. Në lagjen ku jetoj unë në Izmir nuk pati shumë dëme, por dy lagje të tjera në Bajrakli dhe Bornova.
Deri tani flitet se janë 6 viktima dhe shumë të plagosur. Edhe në ato dy lagje jetojnë shumë shqiptarë, por nuk kemi informacion për të lënduar. Kemi komunikuar me shqiptarët në ato 2 lagje, por edhe pjesët e tjera të qytetit, por nuk ka shqiptarë të lënduar” u shpreh ai.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...