Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme edhe zonën e Lezhës. Era e fortë ka shkaktuar dëme të mëdha, sidomos në zonën bregdetare.
Për shkak të forcës së erës, janë rrëzuar disa pisha në bregdetin e Shëngjinit.
“BalkanWeb” ka siguruar pamjet, ku duken edhe dëmet e shkaktuara nga era.
Po kështu, vihet re edhe një fenomen i përkohshëm si pasojë e motit të keq. Erërat mesdhetare, së bashku me baticën, kanë bërë që deti të mbulojë krejtësisht bregun, ku gjatë verës qëndrojnë çadrat e plazhistëve.
Në Velipojë uji ka mbuluar edhe shëtitoren në gati 50 cm lartësi.
Deti pritet të tërhiqet në kufijtë e tij në ditët në vijim, në të gjithë vijën bregdetare prej 14 km të Plazhit të Velipojës dhe në Shëngjin.
Banorët e zonës thonë se një situatë e tillë nuk është parë prej 18 apo 20 vitesh. Ndërsa dallgëzimi në det arrin 9-10 ballë.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...