Dy persona janë plagosur me thikë pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në Tepelenë, ku sipas policisë shtetasit Eugen Beca 30 vjeç dhe Ermir Pataj, 28 vjeç, që të dy banues në fshatin Veliqot, kanë qenë duke pirë në të njëjtin lokal.
Fillimisht ata kanë shkëmbyer fjalë fyese ndaj njëri-tjetrit, por më pas situata ka degjeneruar në përleshje fizike, duke u goditur me grushte e shqelma. Më pas ata kanë përdorur thikat dhe që të dy janë plagosur.
Sipas policisë, personat e lartpërmendur ndodhen të shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, për të nisur zbardhjen e rrethanave të krimit.
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...