Policia e Fierit ka arritur të zbardhë ngjarjen e 17 gushtit në qytetin e Patosit ku mbeti i plagosur me armë zjarri 31 vjeçari K.S.
Pas një pune hetimore policia ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të plagosjes si dhe shpalli në kërkim 4 persona të tjerë.
Konkretisht u arrestua shtetasi Xh. S., 24 vjeç dhe u shpallën në kërkim
E. S. 28 vjeç, V. S. 23 vjeç, A. S. 24 vjeç dhe K.S. 32 vjeç; të katërt banues në Patos
Këta shtetas, 3 ditë më parë, në afërsi të Stadiumit në Patos, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur.
Për këtë ngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja pistolete, si edhe 4 automjete të autorëve./TCH
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...