Një 38-vjeçar nga Kosova është ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën Kufitare në Morinë, ndërsa po përpiqej të hynte në territorin shqiptar, edhe pse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasi B.B., banues në Gjilan, ishte dënuar në Maqedoninë e Veriut me 6 vjet burgim për trafikim të narkotikëve dhe kishte ende rreth një vit e gjysmë për të vuajtur nga dënimi i tij, shkruan A2 CNN.
Falë bashkëpunimit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe Interpol Tiranës, Bajrami u identifikua gjatë verifikimeve në vijën e dytë të kontrollit kufitar.
Gjykata e Gostivarit e kishte dënuar 38-vjeçarin për përfshirjen në trafikimin e lëndëve narkotike, një vepër penale që e bëri objekt të ndjekjes penale ndërkombëtare.
Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet në Maqedoninë e Veriut, po ndjek procedurat e ekstradimit të tij për të përfunduar vuajtjen e dënimit/a2cnn/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...