Me tensione po vijon numërimi i votave të diasporës për qarkun e Korçës, pasi PD kërkon që votat e Greqisë të ndaheni pasi sipas tyre ka anomali, duke u afruar edhe te perimetri i sigurisë.
Ndërkohë socialisti i PS Taulant Balla deklaron se PD po shkel ligjin dhe po pengon procesin e numërimit.
“ Ti s’ke të drejtë të shkelësh ligjin. Ti po shkel ligjin, ajo që je duke bërë ti është përtej kompetencave. Unë kam 30 vite që merrem me këtë punë. Kërko një provë. Kush është prova? Shko shqyrto provën që të thonë ata. Kanë humbur, duan alibinë. Je në shpërdorim detyre. S’ka vendim, o zonjë. Kjo është e rëndë”, dëgjohet Balla duke iu thënë përfaqësuesve të PD.
“I kemi bërë thirrje KQZ-së që për votën e Greqisë të marrin masa dhe ta veçojnë, është shoqëruar me anomali”, tha përfaqësuesi i PD.
“S’ka asnjë bazë ligjore që të kontestosh një zarf. PD po merr më qafë numëruesit e vetë. Dënimi është 3-6 muaj burg për pengim procesi. Nuk mund të kontestosh një zarf, mund të kontestosh një fletë votimi. A keni dëgjuar ndonjë provë?”, tha Balla./Top Channel
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”
Ngjarja e rëndë në Gjakovë/ 29 vjeçari që vdiq në vendin e p...
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...