Tensionet në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura

19:54 | 2 Mars 2026
E.H

Prej së shtunës, SHBA dhe Izraeli kanë sulmuar Iranin i cili i është kundërpërgjigjur duke sulmuar me raketa e dronë bazat amerikane në vendet fqinje të saj.

Në vijim të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Kryeministri Rama zhvilloi një komunikim me ambasadorët e Republikës së Shqipërisë për të gjithë angazhimin e rrjetit diplomatik shqiptar për garantimin e sigurisë së shtetasve shqiptarë në vendet e prekura, komunikimit të vazhdueshëm me bashkatdhetarët shqiptarë që gjenden në këto vende për menaxhimin e kërkesave dhe nevojave të tyre.

“ Për cdo gjë me këtë ekip që keni të kordinuar ne do jemi të informuar në kohë reale!”, tha Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme