Të shtëna armësh u dëgjuan mesditën e sotme në fshatin Luarez të Velipojës. Policia dyshon se persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa lëviznin në rrugën dytësore.
Pas ngjarjes Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Shkodrës kanë ushtruar kontrolle në disa banesa të zonës. Në njërën prej tyre kanë sekuestruar një armë ushtarake të rëndë Granat-hedhës, silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete. Banesa ishte në pronësi të një 50 vjeçari me inicialet G.S, por në të nuk banonte njeri. Poseduesi i tyre është shpallur në kërkim për veprën penale prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit. /abcnews.al/
Prishtina me lokacion zyrtar për mbeturinat ndërtimore dhe v...
Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen...
Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë
Iran lëshon breshëri raketash drejt Izraelit, sirena alarmi ...
Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë presiden...
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...