Një konflikt mes disa personave ka përfunduar në përdorimin e armës në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë, Sh. M., 39 vjeç ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ishte plagosur në këmbë.
Ky i fundit është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë. 39-vjeçari, ndodhet jashtë rrezikuit për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Deri më tani janë shoqëruar 12 persona, të cilët janë marrë në pyetje.
Njoftimi i plotë:
Më datë 07.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. M., 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ky shtetas është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Sh. M.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...
Oficerët e emigracionit ndalojnë një fëmijë 5-vjeçar gjatë b...
Policia dhe Krimet Ekonomike me aksion në Prizren për manipu...