Një sherr banal në një prej lokaleve në qendër të Kavajës çoi në vdekjen e dy personave.
Altin Rexha dhe Edmond Gosa humbën jetën në spital, pas plagëve të marra.
Sipas burimeve të Top Channel, sherri banal ka qenë i çastit, situatë e cila ka çuar në vrasje.
Njëri prej viktimave ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë, ndërsa personi tjetër u qëllua me thikë.
Rezulton se të dy viktimat kanë të shkuar kriminale dhe nuk janë të panjohur për uniformat blu.
:Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa. Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Situata në veri, rritet bojkotimi i produkteve serbe
Sulmohet përsëri vetura e Policisë në veri
Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për atë që thanë rreth...
Mediat gjermane me analizë, tregojnë kush përfiton nga trazi...
Pamje mahnitëse, Rama poston videon nga Kukësi
Ngec legalizimi i kanabisit në Europë, Gjermania e nervozuar...